Agim Nuhiu vendos gjuhën shqipe edhe para kabinetit të Mariçiçit, sepse ligji e kërkon!

Agim Nuhiu e konfirmon: Mbishkrimet në Ministrinë e Drejtësisë edhe në gjuhën shqipe

Gjuha shqipe, sipas ligjit, po zbatohet në të gjitha instancat shtetërore. Nga sot, edhe kabineti i ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq, është duke respektuar ligjin për gjuhët. Këtë e konfirmon me foto, zëvendës ministri i Ministrisë, z. Agim Nuhiu.

Zbatimi i ligjit të gjuhëve, në këtë kabinet qeveritar, është duke u zbatuar tutje në institucionet ku gjuha shqipe ka munguar, andaj, nga sot, edhe Ministria e Drejtësisë, po e zbaton ligjin.

Gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka zënë vend si kurrë më parë, falë këmbëngulësisë së parterëve të koalicionit, ashtu që gjuha shqipe, jo vetëm të zbatohet si standard, po edhe si kulturë institucionale.

Qytetari tashmë, është i bindur se gjuha shqipe nuk është as e nënvlerësuar, as e harruar, sepse, ligji i ka vënë pikë barazisë, duke u zbatuar në institucionet që para disa viteve do të ishte e paimagjinueshme.