Agim Nuhiu:Drejtësi të mbështetur në jurisprudencën e Strasburgut!

Policia e Pyjeve dhe organet e drejtësisë do të jenë të detyruara të zbatojnë testin e proporcionalitit kur shqiptojnë dënime kundërvajtëse sipas Ligjit për Pyje dhe njëkohësisht bëjnë sekuestrimin e mjeteve transportuese dhe drunjëve të prera pa leje paraprake.

Masa për sekuestrimin e mjeteve transportuese e cila shqiptohet si sanksion shtesë, përkundër sanksionit të shqiptuar kundërvajtës dhe drunjtë e sekuestruar, nuk duhet të jenë jo proporcionale, pasi u imponon mbingarkim kryerësve të veprës për shkak të mungesës së marrëdhënies së arsyeshme të proporcionalitetit ndërmjet masave të aplikueshme nga njëra anë dhe mbrojtjes së të drejtës së pronësisë së kryerësve të veprës nga ana tjetër, sidomos në kushte kur, e para, institucionet nuk sugjerojnë se ekziston shkak për frikë se mjetet transportuese të sekuestruara përsëri do të shfrytëzoheshin për kryerjen e kundërvajtjeve të ngjashme, e dyta, sekuestrimi ka për qëllim parandalimin dhe ndalimin e kryerjes së veprimeve kundërligjore, e treta, nuk ekzistojnë rrethana që do të tregonin se dënimi i shqiptuar dhe drunjtë e sekuestruar nuk do të ishin të mjaftueshme për t`u arritur efekti i dëshiruar për parandalimin dhe ndalimin e kryerjes së kundërvajtjeve të ngjashme në të ardhmen.

Është e patjetërsueshme të bëhën ndryshime të nenit 100-a të Kodit penal ku parashikohet sekuestrimi i detyrueshëm i sendeve që janë parashikuar ose që janë përdorur për kryerjen e veprës penale, vetëm nëse këtë e kërkojnë interesat e sigurisë së përgjithshme, shëndetit të njerëzve ose arsyet e moralit. Ndërkaq, sa i përket të gjitha mjeteve të tjera (duke pasur parasysh se automjetet e parashikuara për kryerjen e kundërvajtjeve nga Ligji për Pyjet nuk do të duhej të hynin në këtë kategori) parashikohet mundësia të sekuestrohen, por (në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës së Strasburgut) me detyrim që gjykata në veçanti të mbajë llogari për parimin e proporcionalitetit duke pasur parasysh llojin dhe peshën e veprës penale, dënimit të shqiptuar, rastet personale të kryerësit ose personit të tretë dhe rrethanat e tjera të lidhura me mënyrën se si është kryer vepra dhe pasojat e saj.

Ministria e Drejtësisë do të veprojë!