Agjenti i Rakitic shuan dyshimet, ku do e shohim mesfushorin sezonin tjetër?

E ardhmja e Ivan Rakitic u vu në pikëpyetje kur filloi interesimi i Chelsea-t, Manchester United, PSG-ja dhe së fundmi Interit, madje ky i fundit me një ofertë të konsiderueshme, por mesa duket Rakitic nuk do të largohet as këtë verë.

Këtë e ka bërë me dije agjenti i mesfushorit kroat, Arturo Canales, i cili për Gazzetta dello Sport ka thënë:

“Është një skenar i pamundur të shohim Ivanin duke u larguar nga Spanja këtë verë.”

Kontrata aktuale e kampionit të botës është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021.