Ahmed Qazimi:Vaksinimi në qytetin e Tetovës është duke u zhvilluar në formë të shkëlqyer

Sipas informatave që morëm nga shtabi koordinativ, vaksinimi ka filluar gati 10 ditë, ku ekipi mjekësor bashk me një numër të studentëve të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe nxënësve të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë janë duke qëndruar në front me një numër të madh të pacientëve që janë duke u vaksinuar, ku numri në ditë arrin prej 800 deri 1200 të vaksinuar. Kordinator i gjithë këtij procesi nga komuna e Tetovës ka qenë i caktuar Ahmed Qazimi, i cili bashkë me ekipin mjekësor, nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë dhe studentët e mjekësisë deri në këto momente kanë qenë të kordinuar shumë mirë në zhvillimin e këtij procesi të rëndësishëm për qytetarët e Tetovës dhe rrethines.