Ahmeti: Brenda pesë viteve do të jemi pjesë e BE-së, prandaj të votojmë të ardhmen

Nuk kemi kohë për të humbur, Ne nuk votojmë Stevo Pendarovskin, votojmë NATO-n, votojmë Bashkimin Evropina (BE), dhe votojmë kandidatin konsensual, porositi sonte nga Negotina e Komunës së Vrapçishtit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Mendoj se kanë kaluar kohrat e patriotizmave pa mbulesë – “hajt të bëhemi patriota”. Shkollën që kam kryer unë për propagandë, për të nxit, për të organizuar, do parti që dalin as në ëndërr nuk mund ta shohin”, tha Ahmeti nga fshati Negotinë.

Ahmeti shtoi se duhet të jemi efikas dhe realist që vendi sa më parë të jetë pjesë e BE-së.

“Duke qenë në BE, do të ndalim largimin e të rinjëve në Gjermani, Zvicës, Amerikë…sepse përafrohen standardet. Unë e kam thënë: spanjoll, frances, itaian janë kthyer në vendet e veta me antarësimin në BE. Nuk ndalet kjo “mesele”, kërkesat e të rinjëve për jetë më të mirë rriten. Vetëm në Kërçovë në një fabrikë 400 e kanë lënë punën, kanë shkuar në gjermani, vetëm në Kërçovë 50 policë shqiptar e kanë lënë punën. Këta janë fakte, ndërsa ata mund të kthehen vetëm duke qenë në BE dhe duke i përafru standardet. Kështu kthhen ata”, tha lideri i BDI-së, Ahmeti.

Brenda 5 vitieve Ahmeti tha se do të jemi pjesë e BE-së.

“Nëse me sukses e instalojmësundimin e ligjit në këtë shtet, reformat në gjyqësi, luft të suksesshme kundër krimit dhe korrupsionit dhe instalimit të vlerave këtu, ne brenda 5 viteve do të jemi anëtar fuqiplotë në BE. Unë nuk mund t’u gënjejë, pas pesë viteve do ulemi sërisht bashkë, pasi vitet ikin shpejtë”.

Koncepti i konsensualitetit dhe kjo filozofi, parositi Ahemti është në dobi të qytetarëve, në radhë të parë të shqiptarëve.

“Nëse pas 5 vitesh nuk e kemi presidentin shiqiptar, pas 10 viteve do ta kemi, nuk duhet të jemi egosit e të shkojmë keq me njëri-tjetrit, të investojmë për të ardhemn. Ky shtet varet nga raportet shqiptaro-maqedone, unë flas për koncepte madhore”, shtoi Ahmeti, duke përmendur postet e deritanishme në shtet që kanë mbajtur shqitarët, duke filluar nga kryeparlamentari, ministri i mbrojtjes, ministri i brendshëm.

Ai në fund, ftoi me 21 prill “vota të jepet për numrin 3 që të vazhdohet me punë”.