Ahmeti: E mbështesin Pendarovskin, pasi 56% e shqiptarëve e mbështesin konceptin tonë të konsensualitetit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte duke folur në emisioni “Rruga drejtë…” në Alsat-M, ka sqaruar arsyet e mbështetjes së Stevo Pendarovskit për president. Ai tha se Pendarovski mbështet programet e proceseve që na shpien përpara për shtetin, prandaj kanë vendosur edhe ta mbështesinë kësaj radhe si kandidat për president.

“Ne mendojmë që në radhë të parë Pendarovski mbështet programet e proceseve që na shpien përpara për shtetin, Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë, mbyllja e procesit për integrim të plotë të vendit në NATO dhe fillimin e bisedimeve antarësim në BE. Me këtë kandidat nuk do të kemi pengesa në këto procese, siç i kishim me të ashtuquajturin presidentin Ivanov, pasi nuk e firmosi Ligjin e Gjuhëve e shumë ligje të tjera. Mendojmë se këto çështje do të jenë të tejkalueshme nga Pendarovski dhe shpresojë se ai do të mbajë llogari për përfaqësim të drejtë të të gjitha etnive nga presidenca, pasi Ivanovi nuk emëroi asnjë ambasador shqiptar”, tha lideri i integristëve, Ahmeti.

A i ka vendos në vështërsi antarësinë Ahemti për të mbështetur Pendarovskin?

“Nuk e kam vendosur pasi pjesa dërmuese e shqiptarëve, mbi 56 % e shqiptarëve kanë mbështetur konceptin e një presidenti konsensual, duke e parë këtë mbështetje, ne e vazhdojmë këtë koncept pasi besojmë se i nevojitet Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u përgjigj Ahmeti.

Kur u pyet pse nuk ishte në konvetën promovuese të Pendarovskit, Ahmeti tha: “Një delegacion i lartë i BDI-së ishte atë natë aty, ndërsa unë nuk kisha pasi kisha agjendë të njoftuar paraprakisht përr atë natë”.

Ahmeti dha sqarim edhe për atë pse fushata bëhet ndaras nga LSDM-ja.

“Mendojmë se më profitabile është ne ti mbajmë takimet vetë me elektoratin tonë që tu japim atyre sqarime të sakta mbi konceptin e konsensualitetit, pasi nuk e kemi pasur më herët. Tani vendoset e punohet për një koncept i cili nuk ka qenë i pranueshëm në të kaluarën. Ky koncept do guxim e mund, dhe BDI në Këshillin e Përgjithshëm e inaguroi kandidatin për president ku kandidati mori pjesë vetë në atë mbledhje ku u vendos ti jepet mbështetje. Por jo vetëm ne, janë 31 parti politike që e mbështesin, mesin e tyre jemi katër parti politike shqiptare. Kur flasim për konceptin, e rëndësishme është të flitete edhe për kandidatin por duhet më shumë sqarim për konceptin. Nëse fiton koncepti, fiton kandidati. Kështu kemi vendosur dhe besojmë se me fushatë ndaras do të jemi më të suksesshëm”, përfundon Ahmeti.