Ahmeti – Limaj: Përkrahje për përmbylljen e kontestit Prishtinë – Beograd

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka qëndruar sot në Kosovë ku ka realizuar një takim punë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherësh bashkëudhëheqës i ekipit shtetëror të Kosovës për dialogun përfundimtar me Serbinë, z. Fatmir Limaj.

Z. Ahmeti dhe z. Limaj diskutuan për situatën në Maqedoni dhe Kosovë, zhvillimet në rajon, marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kryetari Ahmeti shprehu përkrahje ndaj institucioneve të Kosovës për përmbylljen e kontestit midis Prishtinës dhe Beogradit me njohje të ndërsjellë të të dy vendeve.

Institucionet e Kosovës e kanë legjitimitetin e plotë për ta vendosur të ardhmën e vet në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Z. Ahmeti dhe z. Limaj gjithashtu shqyrtuan modelin e marrëveshjes sē Prespës si shembull për tejkalim të kontesteve midis fqinjëve.

Bashkëbiseduesit gjithashtu këmbyen mendime për zhvillimet në Maqedoni dhe rajon duke shprehur bindjen e plotë që e ardhmja e vetme e Evropës juglindore është në Bashkimin Evropian dhe në NATO