Ahmeti: Pas mbylljesë së Marrëveshjes së Prespës fokusohemi në zhvillimin ekonomik dhe investimet

Lideri i BDI-së Ahmeti mes tjerave në TVM 2 ka folur edhe mbi investimet dhe ekonominë e vendit pas mbylljes së marrëveshjes së Prespës.

“Me plotë të drejtë e ngritni si cështje shumë me rëndësi jo vetëm si parti politike tani pak ka rëndësi a fiton apo nuk fiton partia ime, por me rëndësi është cili do jetë angazhimi që na pret pas mbylljes së këtyre kapitujve të rëndësishëm. Po të dështonte Marrëveshja e Prespës do ishte vetvrasje, në qoftë se dështonim në menaxhim të Marrëveshjes paqësore të Ohrit do ishte vetvrasje se ka prodhuar stabilitet ka prodhuar shpresa që do të mbyllet një ditë i terë procesi dhe ishte e lidhur ngushtë me cështjen e emrit sepse vet përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit nuk do përmbyllej tërësia drejtë anëtarësimit në NATO se e dërgoi në derë të NATO-s por nuk e futi në zyra sepse duhej të zgjidhet cështja e emrit.Kështu që këto zhvillime kanë qenë shumë që kanë marrë energji, mos them që edhe me marrëveshjen me Bullgarinë ka marrë energji mjaft nga ne e tash realisht na është dashur si BDI të mbajmë kontakte me palën greke e bullgare janë bërë shumë vizita e takime për të dhënë porosi tek ndërkombëtarët që ka shpresa për një ditë të madhe.  Tash ne duhet të ndërtojmë politika se si të përmirësojmë jetën e standardin jetësorë por jo vetëm në fushën e investimeve dhe ekonomisë por jemi në luftën kundër krimit dhe korupsionit me pastërtinë e figurave që kanë drejtuar dhe drejtojnë e nëse këto kërkesa janë standard europian janë standard që ne duhet të vendosim nëse jemi të sukseeshëm në luftë kundër krimit e korupsionit nuk ke vështirësi në përparim sepse investitori kërkon të funksionojë shteti i së drejtës”, ka thënë kështu Ahmeti, lideri i BDI-së.