Ahmeti përkujton demonstratat e vitit 1981, fillimi i shembjes së RSFJ

38 vjet nga fillimi i rrënimit të ish Jugosllavisë dhe vijimi i përpjekjeve për liri, barazi dhe demokraci që kulminuan me luftërat çlirimtare.

Pavarësisht goditjeve, vrasjeve, burgosjeve ndër vite, nuk arritën dot ta ndërpresin vazhdimësinë e ketyre përpjekjeve deri ne çlirim.

Këto përpjekje të pranverës së ‘81 ndërtuan besimin e palëkundur të gjeneratave të tëra ndër dekada që akoma e mbajnë frymën gjallë.