Ahmeti: Shqipja, nëse nuk zbatohet do ketë gjoba

Ali Ahmeti i ftuar në MTV 2 përballë panelit të gazetarëve shpjegoi përdorimin e ligjit të gjuhëve ku tha se do monitorohet zbatimi i tij nëpër institucione duke qenë se tani është gjuhë zyrtare, por nga ana tjetër asnjë maqedonas nuk do të detyrohet të mësojë atë, biles ai tha se ka ngelur i shokuar kur ka dëgjuar se do të ketë gjoba për komunitetin maqedonas nëse nuk mësojnë gjuhën shqipe.

Me rendësi është të funksionojë ligji i përdorimit të gjuhëve sepse kemi kontribuar shume për ketë, njëri do t’i shkruaj dhe një palë tjetër do t’i kontrollojë, po ashtu do të ketë edhe gjoba nëse nuk zbatohet. Gjuha shqipe nuk është obligim për qytetaret e Maqedonisë, por neper institucione gjuha shqipe është zyrtare dhe duhet të respektohet. Për shembull nëna im e kurrë nuk e mësoi gjuhën maqedonase por asnjë nuk e dënoi për këtë. Po ashtu ne nuk mund t’i obligojmë të mësojnë shqip- tha Ali Ahmeti, BDI.