AHMETI: VETËM MAQEDONIA MBRON ME LIGJ PËRDORIMIN E GJUHËS SHQIPE

Për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, është shumë e rëndësishme që në krye të Agjencisë për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve të punësuarit e tij, të jenë më të mirët, që të mundësojnë funksionimin e pandërprerë të përdorimit të gjuhës shqipe në institucione jo vetëm sipas ligjit por edhe sipas standardit.

“Çdo institucion do të jetë në shënjestër se si e përdor apo se si e aplikon gjuhën në përgatitjen e formulareve të ndryshëm dhe tjetri në kontrollin e ligjit se sa zbatohet përdorimi, a zbatohet ligji në përdorim. Ne kemi bërë një sukses të jashtëzakonshëm, gjuhën shqipe në RM. Jemi të vetmit që e mbrojmë me ligj, as Shqipëria nuk ka ligj për mbrojtje të gjuhës e as Kosova. Në Maqedoni ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe”,- theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Përveç Agjencisë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duhet të formohet edhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, i cili do të ndjek dhe përkujdeset për zbatimin e të njëjtit. Nëse institucionet nuk i zbatojnë direktivat e këtij ligji, parashihen dënime prej 4 deri më 5 mijë euro./TVM2/