Një aksident fatal ka ndodhur sonte në rrugën rajonale Tetovë – Bërvenicë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Komandanti i zjarrfiksave, Uka Aliti për TetovaSot thekson se aksidenti ka ndodhur diku rreth orës 20, ndërsa fatale ka qenë për këmbësorin e kombësisë maqedone i cili është goditur nga një makinë e tipit BMW.
Siç mëson TetovaSot, personi që ka gejtur vdekjen nga aksidenti fatal është nga Sellarca Poshtme.
Ekipet e policisë dhe zjarrfiksave janë në terren dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me aksidentin.