Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Tale të Lezhës, ku paraprakisht raportohet se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe viktimës, por edhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.