Aksident i rëndë në Tetovë, vetura përplaset me shtyllën elektrike (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën industriale të qytetit të Tetovës ku një makinë është përplasur me shtyllën elektrike, shkruan Zhurnal.mk

Nga burimet në teren, e njejta veturë fillimisht vetura ka përplasur një këmbësorë të përkatësisë etnike rome e që më pas duke humbur kontrollin është përplasur me shtyllën elektrike.

Ndihma e shpejtë dhe ekipet e zjarrëfikësit janë në teren bashkë me policinë për të zbardhur rastin.