Aksident në Gostivar: Kamioni goditi këmbësorin në vendkalimin për këmbësor

P.C (65) nga Gostivari ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të enjten, pasi që u godit nga kamioni i tipit “Mercedes” i drejtuar nga A.T (51).
Aksidenti ka ndodhur në vendkalimin e këmbësorëve në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, njofton Sektori për punë të brendshme.

Prokurori publik nga Prokuroria Publike Gostivar, së bashku me ekipet e inspektimit nga Ministria e Punëve të Brendshme inspektuan vendin. Ai kërkoi që të kryhet ekspertizë teknike e komunikacionit si dhe autopsia e gruas së vdekur.
Në të njejtën kohë, janë kërkuar provat edhe nga videot kamerat e vendosura në afërsi të vendngjarjes, ndërsa janë ndërmarrë hapa për vërtetimin e fakteve njofton policia.