ALBIN THAÇI U NIS TË SHPETONTE BABAIN E TIJ DHE SHKOI DREJT VDEKJES SË SIGURTË

Heroizmi nuk ka kufinj e nuk ka kohë e hapsirë, sikur edhe nuk përcaktohet e nuk kushtëzohet nga mosha e gjinia njerëzore!

Sakrifica sublime është prezente në çdo kohë e në çdo hap të jetës së përditshme!

Por disa shembuj në jetën tonë mund të dëshmojnë kryeheronjtë të cilët përcaktojnë ngjarje dhe kohërave ju vëjnë kufinj, krijojnë epoka dhe me shembullin e tyre ia jap vulën e tyre!

Albin Thaçi djali i madh i shokut tim Sami Thaçi, më 6 Qershor 2022 i dha fund jetës së Tij, duke shkuar me shpejtësi rrufeje në ndihmë të Babait të Tij Samiut, që ishte lënduar në aksident komunikacioni!

Vdekja e Albinit tronditi familjen e Tij, farefisin, shokët e miqtë e Tij e të familjes dhe tërë krahinën e Dukagjinit por edhe Kosovën e jehoi kudo ndër shqiptarët!

Të gjithë e dijmë se trafiku është burim i tragjedive njerëzore dhe një nga arteriet e jetës që njerëzimit i shkakton të mira të pafund, pasi komunikacioni rrugorë është një nga arteriet kardinale të zhvillimit permanent të shoqërisë,popujve e kombeve, shteteve e kontinenteve, por në rastin e tragjedisë së Albinit, merr dimenzion të shumefishtë e që ka shumë porosi dhe mësim të madh për të gjitha gjeneratat që do të vijnë, mësim e orë historie për gjeneratat e vjetra dhe për ato të moshës së Tij!

Vetmohimi e gadishmëria për të përfunduar në vdekje të sigurtë, në mision human, për të shpëtuar tjetrin nga vdekja, është vlerë që pak njerëz e kanë dhe shumë pak e manifestojnë!

Albini me shkuarjen e Tij drejt vdekjes me shpejtësi të madhe dëshmoi përpara të gjithë atyre që e kanë njohur e që e kanë dashur, por edhe të atyre që nuk e kanë njohur por që e admirojnë dhe ndjejnë dhembje të madhe për vdekjen që e përjetoi dhe mesazhin trishtues të tragjedisë që përcolli!

Albini u bë simbol i djalit trim e sypatrembur, që niset ti shkojë në ndihmë Babait të Tij, dhe nuk arrinë të ia ofrojë ndihmën e as të ia shpëtojë jetën, sepse e myllë kapitullin e jetës së Tij në rrugën e jetës drejt vdekjes, e cila do ta merr çdo njeri por jo të gjithë do të jenë sikur Albini që edhe me vdekjen e Tij, do të mbetet dëshmi se sa shumë duhet ta duash Babin dhe edhe me jetën Tënde ta ndrrosh jetën duke dëshmuar një vdekje që do të mbetet porosi për breza: nuk vdiset e nuk jepet jeta vetëm në luftë të armatosur çlrimtare, por edhe në liri për ta shpëtuar nga vdekja prindin e Tij!

Lamtumirë Albini i mirë, gojëmbël e i buzqeshur!

Ti me vdekjen Tënde ke lënë shumë porosi e ke dhënë shume mësime!

Gjeneratat që do të vijnë duhet të ecin rrugës Tënde të dashurisë biblike ndaj Babait, por edhe të mësojnë nga tragjedia Jote, të mos nguten deri në atë masë sa ta pësojnë dhe ndihmën të mos arrijnë ta ofrojnë dhe nga dëshira heroike e ofrimit të ndihmës së domosdoshme, përfundon në tragjedi me porosi të lartë që të rinjtë dhe të rejat do ta mbajnë busull në jetën e tyre!

Ngushëllime Shoku im Sami Thaçi, behu i fortë, mburru për Albinin dhe jep shembull me dëshmi se nderimin më të madh qe ia bën Albinit, duhesh Ti dhe familja Jote, të bëheni ata që do ta nderoni Albinin duke e përfaqësuar edhe më me vendosmëri flijimin sublim të Tij!

Ndaj dhembjen me Shokun tim Sami Thaçi dhe familjen e Tij!
Lutem për Albinin dhe shpirtin e Tij!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 20 Qershor 2022!