Aleksander Gjelaj me këngën e re i qon peshë zemrat e shqiptarëve

Aleksander Gjelaj është nga ata këngëtar që asnjëherë nuk pushojnë, që gjithmonë janë me mikrofon në dorë duke ndezur mbrëmjet muzikore, dasmat e ahengjet.

Gjatë kësaj vere e kemi parë me aktiv se kurrë, sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa në Mal të Zi, e gjithëandej ku ka qenë i ftuar për ti berë gëzimet e familjeve edhe më madhështore.

Këngëtari hit i verës 2019, sapo ka lansuar edhe projektin e paralajmëruar prej javësh, këngën me titull “Jam shqiptar”, ku këngëtari jehon fuqishëm. Gjelaj, në mes të verës, vjen me këtë këngë me përmbajtje patriotike dhe na kujton edhe një herë se sa mirë e krenari është me qenë shqiptar. Këtë e thotë edhe vetë në faqen e tij në “Facebook”.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtari i mirënjohur, ndërkaq orekstrimi është realizuar nga maestro Florent Boshnjaku.

Aleksander Gjelaj me këtë projekt, edhe një herë e konfirmon pozitën e tij në muzikën shqipe.