Alenca për shqiptarët në komunën e Vrapcishtit kërcënon dhe shantazhon aktivistët e vet

Duke keqpërdorur Pushtetin lokal Aleanca Për Shqiptarët në Komunën e Vrapcishtit ka kërcënuar dhe shantazhuar ish kryetarin e nëndegës së fshatit Kalisht. Kërcënimet e Partisë politike në pushtet lokal në Komunën e Vrapcishtit dërguar banorëve të Kalishtit janë vetëm një udhërëfyes se si keqpërdoret pushteti lokal duke kërcënuar dhe shantazhuar banorë të fshatit kanë shkruar banorët e fshatit në një status në Facebook. Njerës të aafërt me Kryetarin e Komunës së Vrapcishtit në orët e vona të natës nëpërmjet thirjeve telefonike kanë kërkuar që me cdo kusht kryetari i nëndegës të zhvilloj aktivitete partiake ose në të kundërtën do të hakmeren në të afërmit e tij duke theksuar se do i`a nxjerin nga puna.Kërcënimet e tyre ndaj ish Kryetarit të nëndegës në fshatin Kalisht nga njerës të afërt të pushtetit lokal duke e shantazhuar se bashkëshortes së tij do të ja ndërpresin punën dhe duke lënë një familje të tërë pa të ardhura janë edhe një dëshmi se të njejtit kanë vazhduar me të njejtin avaz të Paraardhësve të tyre.