Ali Ahmeti i pazëvendësueshëm si lider te shqiptarët, të tjerët nuk i dalin para as Zaevit

Kryeministri Zoran Zaev mbetet politikani me besimin më të lartë – me 21.4 për qind. Sipas anketës të realizuar nga MCIC për Tv Telma, pas tij është udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski – me një vlerësim prej 7.4 përqind.

Në këtë anketë, Mickoski arrinë presidentin Gjorge Ivanov, te i cili kanë besim më shumë 6.1 për qind, ndërsa ish-kryeministrin Nikolla Gruevski shënon rënie prej 2.7 përqind.

Vlerësimi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti është 5.7 për qind dhe Zijadin Sela nga Aleanca – 3.8 për qind.

Ndryshe nga rezultatet e vlerësimeve të rejtingut të partisë, Zaev gëzon besimin më të lartë mes maqedonasve etnikë – 21.2 për qind, ndërsa Mickoski 10.8 për qind. Megjithatë, mes maqedonasve përqindja më e lartë është përqindja e atyre që nuk i besojnë asnjë politikanit – mbi 44 për qind.

Te shqiptarët prinë edhe më tej Ahmetin me 23 përqind, ndjekur jo nga ndonjë lider shqiptar, por nga Zaev me 17 përqind. Te shqiptarët, përqindja e atyre që nuk i besojnë asnjë politikanit është 25 përqind. Nga ana tjetër, mbështetja për Mickoski në mesin e shqiptarëve në vend është e barabartë me zero.