Ali Ahmeti, i vetmi politikan shqiptar nga Maqedoni, ftohet për ta përshëndetur Samitin e dytë të diasporës

Kështu deklaroi ministri Pandeli Majko në pritjen e qindra shqiptarëve që kanë mbërritur në Tiranë si pjesëmarrës në samitin e dytë të diasporës.

Mes atyre që do të përshëndesin samitin e diasporës, Pandeli Majko ka ftuar edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, por pavarësisht krizës politike në Tiranë, ftesë i është dërguar edhe kryetarit të Partisë Demokratike, por Luzim Basha refuzon ftesën dhe thotë se “ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit”.