Ali Ahmeti: Ja pesë prioritetet programore të BDIsë për jetë më të mirë

Gjatë intervistës së sontme në Klan TV, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, në intervistën e drejtpërdrejt në televizionin Klan të Maqedonisë ka folur edhe rreth prioriteteve të reja programore të Bashkimit Demokratik për Integrim.

`BDI është një nga forcat më kredibile në vend dhe në rajon e më gjërë, është organizata më e përgaditur në vend. Për më shumë se 18 vite, BDI është dëshmuar e denjë për të udhëhequr me procese të rëndësishme. Republika e Maqedonisë ka nevojë për BDInë`

Mbi 500 këshilla vendor të BDI kanë mbajtur kuvende në kamera dhe para gjithë anëtarësisë. 36 degë kanë mbajtur kuvende transparante me transmetim të drejtpërdrejt. Kulmi i suksesiit ishte Kongresi me abi 4.000 njerëz të transmetuar në tërësi në media. Mbajtëm Kuvendet e rinisë dhe të grave pa asnjë problem, pa asnjë telash. BDI është pasuri kombëtare duke patur parasysh edhe atë se si lindi kjo organizatë`

`Rezolutat janë miratuar në Kongres dhe janë direktiva për programin e ri. BDI ka miratuar këto prioritete programore, integrim konsensual, veting, cilësi të jetës, zhvillim dhe vende pune, rinia në vend të parë. Këto prioritete adresojnë nevojat e qytetarëve` tha Ahmeti.