ALI AHMETI NË BALLË DËSHMON FOTOJA MË SHUMË SE 1000 FJALË

Kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov gjatë vizitës së Tij në Maqedoninë e Veriut, në Shkup, është takuar edhe me Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Foto e publikuar nga Zv. Kryeministri i Parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, është një foto që dëshmon se si është bërë rënditja se kush ku duhet të ulet, dhe cili duhet vendi i Ali Ahmetit, i Kryeministrit te Bullgarise, vendi i Tij dhe të tjerët!
Populli ynë e ka një fjalë e cila thotë,”… tregom me kë rri ose ku je ulur, të tregoj kush je dhe çka përfaqëson…”!

Në takimin me Kryeministrin bullgar, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, shihet se është ulur në krye të vendit, dhe simbas meje merita e kësaj renditje është e Atij që kujdeset për çdo gjë e për gjithëçka, që gjogandi Ali Ahmeti të pëfaqësojë e të dominojë me autoritet prej dalëzotësi të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar ne veçanti e të burrështetasit dhe bashkëkrijuaesit të Maqedonisë së re të Veriut!

Kjo foto është tregues direkte dhe tabllo e qartë që tregon, që dëshmon dhe që imponon respekt dhe vërteton katërcipërisht se kêshtu duhet te jete bashkpunetori, kështu duhet shefi i kabinetit e keshtu duhet te jete Zv. Kryeministri i pare e Ministri i Sistemit Politik të Qeverisë së Shtetit, sikur Artan Grubi, i cili asgje nuk i falë rastit, por çdo gjë kujdeset, dhe të gjitha imtësirat dhe detajet i kontrollon dhe i vendosë në finksion tê nderimit maksimal, të figurës së nderuar të Udhëheqësit të Epokë se Re te popullit shqiptar ne veçanti në Maqedoninë e Veriut dhe në përgjithësi te Atdheut e të Kombit shqiptar në përgjithësi!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 18 Janar 2022!