Ali Ahmeti, Rudina Hajdari dhe Grida Duma/ Çfarë pritet sot në ‘Çim Peka LIVE’

Ashtu si çdo të hënë dhe të enjte, ora 20:45, edhe sot rikthehet në ekranin e Syri TV emisioni “Çim Peka LIVE”.

Në puntatën e sotme, gazetari Çim Peka do të ketë të ftuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili vjen në Syri TV në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Pas politikanit shqiptar në Maqedoni, e ftuara e rradhës do të jetë deputetja Rudina Hajdari, ndërsa menjëherë pas saj ish deputetja e PD Grida Duma përballë gazetarëve Bledian Koka dhe Arion Sulo.