Ambasada e Gjermanisë: Nuk mund të qëndroni 6 muaj në Gjermani, nëse nuk keni kontratë apo leje pune

Ambasada e Gjermanisë në Shkup në Shkup i demanton informatat e publikuara nëpër media se qytetarët e vendeve të cilat nuk janë vende anëtare të BE-së mund të qëndrojnë në Gjermani 6 muaj pa kontratë, apo leje pune, percjell Fakte.

“Informacionet lidhur me ligjin e ri, i cili duhet të hyjë në fuqi më datën 1.1.2019 dhe i cili qytetarëve të shteteve jo anëtare të BE-së u mundëson të qëndrojnë 6 muaj në Gjermani pa kontratë pune dhe pa leje punë, nuk janë sakta”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Lidhur me kushtet dhe kohën e pritjes për marrjen e vizave për punësim në Gjermani, mund të informoheni në ueb-faqen e Ambasadës së Gjermanisë në Shkup: https://skopje.diplo.de/mk-mk/service/visa-einreise