Ambasadori i Shqipërisë vizitoi BFI-në

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Fatos Reka, ka vizituar më 22 shkurt, 2019, Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame, për të uruar kreun e saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, për pasaportën shqiptare që ka marrë ai këto ditë, akorduar direkt nga Presidenti Ilir Meta. Me këtë rast Ambasadori shoqërohej nga Sekretari i Parë i Ambasadës, z. Igli Pira. Reis’ul-Ulema Sulejman ef. Rexhepi u falënderua për urimet e ngrohta nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, duke u shprehur i gatshëm për të thelluar bashkëpunimin midis dy institucioneve. Të njëjtën gjë potencuan edhe ambasadori shqiptar dhe shoqëruesit e tij.