Apel i gabuar me liderë të gabuar i miqëve ndërkombëtar për zgjedhjet parlamentare në MV!

Dy miqtë tanë të nderuar amerikanë Uoker dhe Diogardi i kanë bërë thirrje shqiptarëve të MV të votojnë Selën për kryeministër dhe jo Ali Ahmetin apo Naser Ziberin në zgjedhjet parlamentare të15 korrikut.

Si duket diaspora shqiptare dhe veprimtarët tanë në SHBA, ia kanë fshehur qëndrimet e Selës dhe Gashit që kanë mbajtur për statusin politik dhe gjuhën shqipe kur kanë votuar njësoj si Ali Ahmeti ndryshimet kushtetuese, me të cilën statusi politik dhe gjuha shqipe ngelën si bashkësi etnike e 20% si popull nomad.
Ja pra pse nuk është hiç më mirë se Ali Ahmeti Sela dhe Gashi kur të gjithë së bashku nënshkruan skllavërinë e re në kushtetutë.

Si do ta sjellin ndryshimin këta të dy sharlatanët e koalicionit për interes miq të nderuar, kur ata vjet huqën shansin për t’u quajtur gardianë të çështjes shqiptare dhe votuan skklavërinë e re me kushtetutë si popull pa gjuhë dhe pa emër duke u kënaqur vetëm me një ligj të gjuhëve që denigron gjuhën shqipe si gjuhë të 20%?!

Për të ndryshuar kushtetutën duhen 80 vota gatishmërie që këta trimat që na sugjeroni ju miq ndërkombëtarë nuk arrijnë dot ti bëjnë 25 bashkë me të gjitha partitë shqiptare!
Ndaj, kur nuk i njihni apo i njihni në bazë të thashethemeve liderët tanë sharlatanë që e dredhin herë majtas herë djathtas më mirë është të mos ndërhyni sesa të mbështesni një të keqe kundër një të keqe!

Të luftosh një të keqe me një të keqe nuk është fitore por do të thotë hiqe një të zi vëndo një të zi tjetër!
Ky nuk është ndryshim por zëvendësim i hajdutëve dhe kusarëve të vjetër me të rinj!

Në përmbyllje të fushatës liderëve tanë nuk i përmendin më ndryshimet kushtetuese sepse nuk kanë këllqe (prapanicë) t’i detyrojnë me moshyrje në qeveritë e koalicionit qoftë Zajkon apo Mickon që të rishikojnë dhe të ridefinojnë statusin politik dhe barazinë e plotë të gjuhës shqipe me sllavishten.
Këta liderë që na sugjeroni ju miqë të nderuar nuk janë të asaj kategorie revolucionarësh por janë qylaxhinj që mezi presin pas derës të hyjnë me cilindo mandatar sllavo-maqedonas në qeveri të koalicionit edhe Ali Ahmetin brenda ashtu siç ka ndodhur edhe më parë.
Pikërisht nga ky sihariq i miqëve tanë amerikanë, për ditët e fundit të fushatës Sela dhe Gashi do kenë kënaqësinë e madhe të ndaj tyre për të përsëritur fjalët si Amelika…Amelika!