Apel mërgimtarëve të Kosovës: Mos ejani nepër Serbi për festat e fundvitit 🚫🇷🇸🚫

Kanë mbetur edhe pak ditë kur edhe hyjmë në vitin e ri 2019-të. Tanimë shumë mërgimtarë ia mësyjnë vendlindjes së tyre, për festat e fundvitit.

Shumica e tyre për të ardhur në Kosovë kalojnë nepër Serbi, por kjo nuk është shumë e dëshirueshme të ndodh edhe kësaj here.

Mërgimtarët e Kosovës, do të bënin mirë të vinin në ndonjë rrugë alternative pa kaluar nepër Serbi, sepse kështu do të dobësohej edhe më shumë Serbia.

Duke injoruar kufinjtë serbë, qytetarët e Kosovës nuk do të blenin naftë, ose gjëra tjera brenda territorit të Serbisë, gjë që do ta ulte edhe më shumë ekonominë e Serbisë, pas vendosjes së taksës 100% nga Qeveria e Kosovës.

Fotografia e Sinan Limaj