Apeli hedh poshtë vendimin për rastin “Treqind”, dënimi me 9 vjet burg shfuqizohet

I akuzuar në këtë rast për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, i cili ishte dënuar me 9 vjet burg.

Avokatja Sanja Aleksiq ka deklaruar se ende nuk e kanë pranuar vendimin e Apelit, por kanë qenë të informuar se është ndërprerë vendimi, me çka pala mbrojtëse kanë qenë të informuar se Popovski nga burgu i “Idrizovës” është kthyer në burgun hetues “Shkupi”, me çka gjyqi i shkallës së dytë ka caktuar paraburgim.

Detajet dhe kahjet e gjyqit të shkallës së dytë do të bëhen të ditura pasi ta pranojnë vendimin, nga ana e gjykatëses Dobrila Kacarska.