Arben Çejku: Shqiptarët, të barabartë në mesin e të barabartëve

Ish ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, pas vendimit të djeshëm për ndryshimet kushtetuese, ka theksuar se “Tani është koha që shqiptarët në Maqedoni të jenë më të bashkuar se kurrë për plotësimin e aspiratave të tyre si të barabartë mes të barabartëve.
Kontributi i shqiptarëve ishte jetik, ka theksuar Arben Çejku, duke shtuar se “e ardhmja do tregojë vlerën e pazëvendësueshme të filozofisë integruese të Ali Ahmetit, që çdo ditë punoi për një Maqedoni europiane”.

Ja postimi i z. Arben Çejku në rrjetin social:

“Republika e Maqedonisë së Veriut, një hap i sigurt për integrim në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE!
Kontributi i shqiptarëve ishte jetik në gjithë këtë proces të gjatë e të vështirë, dhe e ardhmja do tregojë vlerën e pazëvendësueshme të filozofisë integruese të Ali Ahmetit, që çdo ditë punoi për një Maqedoni europiane, ku shqiptarët janë pjesë shtetformuese dhe faktor për stabilitetin dhe ardhmërinë e saj! Tani është koha që shqiptarët në Maqedoni të jenë më të bashkuar se kurrë për plotësimin e aspiratave të tyre si të barabartë mes të barabartëve!”