Ardita Dani: Gratë janë kontribuuese të fitores së madhe të BDI-së, më 15 korrik!

Aktiviteti i degës së BDI-së në Kërçovë, është i lidhur ngushtë me aktivitetet e pandalshme të kryetres së kësaj dege, z.Ardita Dani, e cila në këtë fushatë, është e kudopranishme, në aktivitete gjithandej komunës, si dhe me strukturat e caktuara si takimet me gratë dhe të rinjtë e kësaj komune.

Një takim të tillë, kryetarja e degës së BDI-së, znj. Ardita Dani e zhvilloi me kryetaren e FG pranë BDI-së, z. Mukadese Hajdari dhe anëtaret tjera të këtij forumi ku u theksua se roli i gruas është i madh në shoqërinë, andaj duhet kushtuar rëndësi informimit dhe komunikimit, për fitoren e 15 korrikut.

Pas takimit, znj. Ardita Dani ka shkruar në rrjetin social si vijon:

Kryetarja e degës së BDI-së z.Ardita Dani realizoi takim me Kryetaren e FG pranë BDI z.Mukadese Hajdari. Nën frymën e bashkëpunimit për realizimin e idesë madhore të partisë, bashkëbisedueset të shoqëruara edhe nga anëtare tjera të FG diskutuan për shumë çështje të rëndësishme, por me theks të veçantë për procesin zgjedhor dhe arritjen e BDI-së e cila është shtylla e fitoreve të reja.
Roli i gruas është i madh në shoqërinë tonë, andaj të bashkuara rreth një qëllimi të përbashkët, do të jemi dalëzotës të vendit, duke e rrumbullakësuar ëndrrën tonë për Kryeministrin shqiptar të RMV, nënvizuan anëtaret e FG – BDI.
Kryetarja e degës së BDI-së shprehu mirënjohje për mysafiret dhe falënderoi për vizitën z.Hajdari në qytetin e Kërçovës.
REALIZO ËNDRRËN
Voto