Arifi: 1500 vende të reja të punës në zonën e lirë ekonomike në Tetovë

Kompania amerikane Lear Coorporation dhe Normak Investment Group sot në zonën ekonomike të Tetovës promovuan vënien e gurthemelit të fabrikës së re prodhuese nl të cilën planifikohen 1500 vende të reja pune!

Në këtë ngjarje përveç kryetarit të BDI Ali Ahmeti ishin prezent edhe Ambasadori norvegjez si dje përfaqësues të ekzekutivit.

Kryetarja e komunës së Tetovës duke theksuar rëndësinë e këtij investimi mbi zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal, mes tjerash tha:

“Si kryetare e komunës së Tetovës jam jashtzakonisht e lumtur që në këtë kohë pandemie përplot sfida ekonomike, ne sot në zonën ekonomike në Tetovë jemi duke promovuar fillimin e një kapaciteti të madh prodhues, prandaj edhe njëherë falënderoj investitorët për këtë dhe mundësi zhvillimore për komunën tonë, si dhe dua të inkurajoj edhe bizneset tjera kombëtare dhe të huaja, që të zgjedhin pikërisht Tetovën dhe Pollogun si destinacion atraktiv që ofron mundësi zhvillimore për ta!”

Edit