Arratisja e Gruevskit, Ahmeti: Të lëmë drejtësinë të funksionojë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, thotë se në këto moment vendi ka nevojë për stabilitet politik, pasi gjendet në prag të procesit të rëndësishëm të  anëtarësimit në strukturat euroatlantike.

Të gjithë duhet të kontribuojmë në këtë proces, përkujton Ahmeti, i cili nuk ka dashur të komentojë arratisjen dhe marrjen e azilit të Hungari nga ana e ish partnerit të koalicionit.

Ahmeti kërkon të lihen të flasin organet e drejtësisë dhe përkujton se sundimi i shtetit ligjor është standardi kryesor i BE-së, pjesë e së cilës vendi kërkon të bëhet.