Gjykata urdhëroi ndalimin prej 30 ditësh të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.
Sasho Mijalkov iu dha 30 ditë paraburgim, konfirmoi Prokuroria Speciale Publike, dhe momentalisht ai po dërgohet në burgun e Shuto Orizarës, njofton TetovaSot.
Ai u arrestua me kërkesë të PSP-së. Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkup 1, pasdite, urdhëroi masën e ndalimit.
Ish-drejtori i DSK- së, Sasho Mijalkov, është akuzuar në disa raste të PSP-së edhe atë si “Fortesa – Target”, “Trezor”, “Tortura” dhe “Titanik 2”.
Pas Kirill Bozhinovskit dhe Mile Janakievskit, Mijallkov është funksionari i tretë që është arrestuar pas arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski. /TS