Art Rushiti vjen fuqishëm me projektin ‘Hello’ (Video)

Art Rushiti, është rikthyer sërish në vëmendjen e rrjeteve sociale dhe mediave por kesaj radhe me këndim.

Planet e tij për lansime muzikore veç sa morën rrugë, e kështu Arti startoi vitin me lansimin e një coveri të një kënge mjaftë të njohur, por jo edhe aq e lehtë të interpretohet. Arti riktheu Hello të Adele në një verzion shumë unik me pamje vizuele të klipit shumë atraktive.

Artisti në fjalë faleminderim të posaqëm i ka bërë Deard Sylejmanit, i cili jo vetëm kaq, dyshja shihet të kenë premtuar projekte edhe më madhore të vetë artistit. Producenti në fjalë shihet të ketë bashkëpunuar me divën Dafina Zeqiri. A mos vallë fshihet ndonjë bashkëpunim muzikor mes Artit dhe Dafinës? Këtë ia lëmë kohës.

Ndërkohë kënga po ecën mirë, ku dhe disa artista të mëdhenjë të estradës e mbështetën Artin duke e shpërndarë në instagram. Kënga ‘Hello’ po që ishte një përfaqësuese e mirë për ekspozimin e vokalit dhe talentit të artistit, dhe kjo po që u la përshtypje shumë artistave dhe publikut në përgjithësi.