Arta Nitaj nuk e parkon veturën mirë, qytetari e bën “horë” (FOTO)

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është thuajse çdo ditë aktive në to, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, modelja ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një ndodhi shumë interesante që i ka bërë vaki të enjten.

Bëhet fjalë për një letër që ia ka lë ia ka lënë një qytetar, i cili ka parkuar keq veturën dhe si rrjedhojë ia ka penguar atij mundësinë e parkimit.

“Parko mirë veturën” shkruhej në letër, teksa modelja ka shkruar në mbishkrimin e saj se kjo ‘vuajtje është e vërtetë’.

Arta përndryshe vazhdon të jetë një prej personazheve më të komentuar në mediat rozë.