Artan Grubi: Rruga Tetovë-Prizren, pjesë e 11 marrëveshjeve me Kosovën

Me moton “Zgjidh jetë, voto blertë”, zëvendës kryeministri Artan Grubi ka publikuar një video ku flet për përparësitë e rrugës që pritet të ndërtohet, në mes dy qyteteve historike, Tetovës dhe Prizrenit.

Rruga Tetovë-Prizren pritet të krijojë lidhje të re mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, marrëveshje e nënshkruhen në seancën e përbashkët qeveritare në Shkup.

Rruga Tetovë-Prizren do të jetë rrugë që do të sjell të mira të shumta për qytetarët dhe dy shtetet fqinje, të cilat i cilëson marrëdhënia e shkëlqyer dhe vëllazërore.

Videoja pasqyron edhe natyrën e bukur që do të përshkojë kjo rrugë, aq të pritur dhe të domosdoshme për dy qytetet që i ndajnë malet e larta, ëndërr e kamotshme e dyja anëve të kufirit.

Kjo video, pasqyron edhe vizionin e BDI-së, partisë liderë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Bashkë! Me moton: Zgjidh jetë, voto blertë!