Artisti Sahit Veseli-Hiti- sjell këngën kushtuar dëshmorit Abdyl Selam Ahmeti

Një këngë mjaft e ndjerë kushtuar dëshmorit të atdheut, Abdyl Selam Ahmeti i cili luftoi në UÇK e Jezercit sapo ka ardhur. Artisti i njohur Sahit Veseli-Hiti- ka sjellë këngën kushtuar dëshmorit ku mësojmë se kënga është punuar nga Ramadan Selimi me tekst nga Arton Ferati e video nga Blerton Qeli. Këngëtari ka lindur në Greme të Ferizaj ndërsa jeton në Gjermani e ka menduar ta sjellë këtë projekt mjaft domethënës në një datë të shënuar të rënies së heroit.

https://youtu.be/CXxCh51lXXo