ASH-AAA “kërcënim” për BDI-në, Ahmeti lojëtar i shkëlqyeshëm

Koalicioni Sela-Gashi, gjegjësisht koalicioni mes ASH-së dhe AAA, paraqet kërcënim serioz për BDI-në e Ali Ahmetit, kështu vlerëson në një një prononcim për Zhurnal, opinionisti Aco Kabranov.

“BDI e ka të qartë se koalicioni Sela-Gashi është kërcënim serioz për to, por duke e njohur Ahmetin dhe BDI-në si lojëtar të shkëlqyeshëm, përsëri BDI do të dalë si fituese edhe në zgjedhjet lokale, por edhe në ato eventuale të parakohshme parlamentare. Ky konstati i imi bazohet në atë se Ahmeti shkëlqyeshëm ka manaovruar deri më tani në skenën poltike dhe dinë shumë mirë të menaxhon me procese zgjedhore”, thekson Kabranov.Zhurnal Adsnull

Ndërkohë, BDI nëse deri në zgjedhjet lokale, sipas njohësve të rrethanave politike në vend nuk arrinë të bëjë kompromis me grupin e paknaqur të krerëve të saj me të cilin udhëheq Musa Xhaferi dhe Izet Mexhiti, do ti bëjë edhe një favor tjetër opozitës shqiptare që të dalë edhe më e fuqishme në zgjedhjet lokale të tetorit. (Zhurnal.mk)