ASHMAA do të publikojë shpallje që të kërkojë zëvendës të drejtorit Zoran Trajçevski

Agjencia për Shërbime mediale audio dhe audiovizuele, në seancën e caktuar për nesër, si pikë të pestë të rendit të ditës propozon të miratohet propozim-vendimi për publikimin e konkursit publik për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të këtij trupi.

“Makfaks” jozyrtarisht mëson se propozimi i tillë ka ardhur nga anëtari i Këshillit, Milaim Fetai, transmeton Portalb.mk.

Këshilli i ASHMAA edhe në vitin 2014 ka sjellë vendim për publikimin e konkursit publik për zgjedhje të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë, por zgjedhja mbaroi pa sukses.

Kuvendi i ka emëruar anëtarët e Këshillit të Agjencisë më 2 qershor të vitit 2014, ndërsa me 7 tetor 2014, Këshilli e ka zgjedhur Zoran Trajçevskin për drejtor të Agjencisë dhe deri sot nuk ka pasur zëvendësdrejtor.

Pasi do të emërohen, anëtarët e Këshillit zgjedhin nga përbërja e tij kryetar dhe zëvendëskryetar. Çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë të propozojë kandidat për këto funksioni. Për të zgjedhur do të konsiderohen kandidatët me shumicën e votave të fituara të anëtarëve të këshillit. Ligji për shërbime mediale audio dhe audiovizuele disa muaj është bllokuar në Kuvend dhe nuk është votuar.