ASHMAA: Filloi vëzhgimi i raportimit mediatik të radiodifuzuesve

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) prej sot fillon me vëzhgimin e raportimit mediatik të radiodifuzuesve për zgjedhjet.

“Vëzhgimin, do të kryhet sipas Metodologjisë për Vëzhgim të raportimit Mediatik gjatë Zgjedhjeve nëpërmjet shërbimeve programore të televizioneve dhe radiove në procesin zgjedhor nga 07.02.2019”, thuhet në kumtesën e ASHMAA-së.

Të gjitha televizionet dhe radiot që do të transmetojnë reklamim të paguar politik gjatë kohës së fushatës zgjedhore, janë të obliguar që në afat prej 5 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjes t’i konstatojnë dhe t’i dorëzojnë çmimoret, në të cilat çmimi për sekondë për reklamim të paguar politik nuk do ta tejkalojë çmimin mesatar të llogaritur në 3 muajt e fundit, përpara ditës së shpalljes së zgjedhjeve.

Çmimoret do të duhet që të dorëzohen në ASHMAA, Komisioni Shtetëror për Zgjedhje, Enti Shtetëror për Revizion dhe deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas Kodit Zgjedhor, radiodifuzuesit janë të obliguar që derisa të fillojnë fushata zgjedhore së paku dy herë t’i publikojnë çmimet për program të paguar politik në programet e tyre. Gjatë kohës së procesit zgjedhor nuk është e lejuar që të ndryshohen çmimet, thonë nga Agjencia.

Në ueb faqen e Agjencisë, është vendosur banderolë e veçantë kushtuar zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019-të, në të cilin mund të shihet Kodi Zgjedhor, Metodologjia e Vëzhgimit dhe linku deri te formulari për ankesa për të gjithë qytetarët dhe subjektet juridike të cilat kanë vërejtje për raportimin e mediave. Këtu Agjencia i publikon edhe raportet nga të gjitha shkeljet e konstatuara të Kodit Zgjedhor në bazë të së cilës do të ngritët procedurë përpara gjykatave kompetente. Përveç në gjuhën maqedonase, kjo banderolë është edhe në gjuhën shqipe dhe angleze, shtojnë nga Agjencia.