Asim Gashi po vjen me projekt të ri

Asim Gashi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se nesër publikon këngën e re. Kënga e tij e re mban titullin “Të kujt janë ata fëmijë”, ndërsa vjen e shoqëruar edhe me videoklip, i cili është punuar nga “ASHA”.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Izet Raci, muzikën dhe orkestrimin e bëri Shpejtim Gashi, e përcjell me kitarë Astrit Stafaj, ndërsa me kavall Mustafë Bajrami.

“Neser do te lansohet kenga ime me e re!
Muzika dhe orkestrimi Shpejtim Gashi
Texti Izat Raci
Kitare Astrit Stafai
Kavall Mustaf Bajrami
Video #ASHA
Shpresoj qe do ju pelqej🙏🏼🌹✋🏼”, ka shkruar këngëtari.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë Asim Gashi.

https://www.instagram.com/p/Bt6XFcEBXeN/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_control