Intelektuali Gjokë Gojçaj:”Kurren e kurres, te huajin nuk e lejoj zot shtepie ne shtepine time”

Te dashur malsorë,
Ja ky eshte sllogani i partise ne pushtet!
Te analizojme dy ngjyrat e tekstrit.

Me ngjyre te bardhe kemi veprimin (rrethuarja) qe do te bejne ithtaret e PDS-nga Tuzi, per ti siguruar fitoren asaj qe eshte e shkruar me ngjyren e verdhe, pra fiton Millo Gjukanoviq.

Pervecse qe eshte e dijtur kujt i dedikohet kjo fitore, dizajnuesit e pllakatit jane perpiqur ta ilustrojne edhe me ngjyre per tu dukur me prominente perpara syve te publikut.

Pra, fiton personi numer 1 Millo Gjukanoviq, e ju tjeret “gishtin mythë”!
Kaq sa i takon ketij posteri.

Tani, pse pikerisht numrin 1 te ranglistes garuese duhet edhe na malesoret e mire ta mbajme për numrin 1 (një)?

Te harrojme njehere 20 m asvalt deri te oborri, nje thes miell, e 10 sapuna kemishash!

– Eshte pergjegjesi numer 1 për vendosjen e 3000 banoreve te ri ardhacake ne tokat e malesoreve autokton. A bekohet kjo pune per 1 thes miell?
– Eshte pergjegjesi numer 1 per largimin masovik te malsoreve nga trojet e veta gjate tri dekadave te fundit.
– Eshte pergjegjesi numer 1 për lënjen mbrapa te Malesise duke mos ndertuar asnje objekt te infrastruktures, perpos shkolles fillore, dhe tregut te “gabelave”.
– Eshte pergjegjesi numer 1 per percarjen e malesoreve ne bazat ma delikate te mundshme, mbi bazat fetare. Percarja politike eshte çeshtje terciare.
– Eshte pergjegjesi numer 1 qe Tuzit, te mbramit te gjithekujte, i lejohet statusi komune e plote. I jepet atehere mbase ka ble kohen per te rregullua do pune te veta, qe malesoret t’i shnderroje ne turista ne vendin e vet.
– Eshte pergjegjesi numer 1 per te gjitha aktivitetet kriminale dhe narkomane qe prej ardhjes ne pushtet

Nuk dua farete permend pergjegjesine qe ka kjo parti ne nivelin e republikes dhe per vete malazezet. Le te merren ata me të.

…Dhe ndersa pjesetaret e kesaj politike me parazitet shqiptare te saj perpiqen te bindin malesoret naive se jane opcioni qe ka ruajtur paqen ne Mal te Zi, dua te kujtoj vitet 1998 dhe 1999.
Asokohe kur ushtria dhe formacionet rezerviste ishin te vendosura neper te gjitha fshatrat e Malesise, kur rrahnin banoret vendas, kur kendonin, kenge cetnike, kur plackitnin neper shtepia, kur rruget e te gjitha drejtimeve ishin me postoblloqe ushtarake, asnje zyrtare i pushtetit, asnje polic, asnje funkcionar i kesaj partie nuk eshte dukur ne ato treva, por jane zhdukur si lepujt perpara zagareve!
Dhe per kete durim qe kane pase malesoret, per kete zgjuaresi dhe per kete maturi qe te mos bien pre e provokimeve, qe te mos ndodhe edhe nje masaker sikur ajo e mbi 70 hotjaneve ne Qytetza te Drumes, pjesetaret e DPS i thurin lavdi e merita Millo Gjukanoviqit, ose atyre te nivelit lokal si Nikolles, Halilit, Franit, Omerit, etj?!
Kjo ashte rrena ma e kulluar dhe me e paskrupull qe prodhon nje goje njeriu.

Prandaj, te dashur malesore,
Kur dhe kudo ta shihni numrin 1 ne tabela, postere, pllakate etj, mos eketheni kryet ne tjetren ane , por shikojeni drejte dhe thuani: Ja ky eshte ai numri 1, numri pergjegjes i te gjitha te keqiave qe me behen tash tri dekada!

Pastaj, kthehuni nga numri 5 dhe thuani!

Kurren e kurres, te huajin nuk e lejoj zot shtepie ne shtepine time!