Austria mund Irlandën, por gjërat nuk ndryshojnë

Në ndeshjen e fundit të Grupit 3 të Ligës B, e cila nuk kishte kurrfarë peshe përfaqësuesja e Austrisë si mysafir me 2:1 e ka mundur Irlandën e Veriut. Para zhvillimit të kësaj ndeshje ishte e qartë se pozita e parë dhe kualifikimi në Liga A nga ky grup do ti takojë BeH. Boshnjakët grumbulluan 10 pikë, ndërsa austriakët me 7 pikë u ndalën e në pozitën e dytë. Irlanda e Veriut transferohet një rang më poshtë në Liga C. Këta në 4 ndeshje nuk fituan asnjë pikë.

LIGA B,
Grupi 3:
Irlanda e Veriut – Austria 1-2

(C. Evans 57 / Schlager 49, Lazaro 90+3)
RENDITJA:
1. Bosnja e Hercegovina 4 3 1 0 5-1 10
2. Austria 4 2 1 1 3-2 7
3. Irlanda e Veriut 4 0 0 4 2-7 0