Një autobombë ka shpërthyer në Bogota të Kolumbisë pranë një shkolle policisë, duke vrarë të paktën 8 persona dhe plagosur 10 të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Enrique Penalosa. Pranë godinës së akademisë së sulmuar, General Santander, mbërritën helikopterët dhe me dhjetëra ambulanca.
Në javët e fundit rebelët e Ushtrisë së Lirë Kombëtare kanë vënë në shënjestër shumë vende dhe si objekt kanë gjithmonë forcat e rendit. Presidenti Ivan Duque dhe Ministri i Mbrojtjes Guillermo Botero, që gjendeshin në Quibdó, në Departmentin Chocó, ku do të zhvillohej takimi për Këshillin e Sigurisë, u anulua. Ata u kthyen në Bogota.
https://youtu.be/8mSRkO-ly9s