Autobusi përplas për vdekje një 52 vjeçar në pikën pagesore në Gostivar

Në autostradën Gostivar – Tetovë, një autobus që ka qarkulluar drejt Tetovës ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili ka lëvizur pëgjatë këtij aksi rrugorë, përcjell FLAKA.

Rasti konfirmohet edhe nga SPB-Tetovë nga ku thonë se viktima është një burrë nga fshati Forinë i Gostivarit i lindur në vitin 1966.

52 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa rasti mendohet të ketë ndodhur rreth orës 19.

Aksidenti tragjik ka ndodhur mes pikës pagesore në Gostivar dhe urës së Debreshit.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri te rasti tragjik, kurse autoritetet vazhdojnë hetimin në vendngjarje.

Nga policia me më shumë detaje do të dalin gjatë ditës së nesërme.