Avokatët: Nuk ka dëshmi se Çavkov ka kryer vepër penale

Në fjalët e tij përfundimtare për ngjarjen e përgjakshme të 27-prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedoni, avokati i të akuzuarit Mitko Çavkov deklaroi se nuk ekziston as faj e as dëshmi se klineti i tij ka kryer vepër penale.

“Në një gjysmë fjali ju nuk mund të keni aktakuzë për vepër penale ‘vjedhje’, e leje më për vepër të tillë penale. Gjoja thoni se nuk është dhënë urdhër për angazhimin e forcave shtesë policore, në pajtim me nenin 20 që akuzohet Çavkov se nuk angazhuar forca shtesë policore, ky angazhim i përket edhe ministrit Agim Nuhiu që ta bëjë.”, tha Dukovski.

Ndryshe, në bankën e të akuzuarve mbeten pesë persona të cilët nuk kanë kërkuar amnisti: ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, shefi i MPB, Dushko Lazarov, një nga udhëheqësit e “Për Maqedoni të Përbashkët”, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug nga shoqëritë patriotike, si dhe 13 të akuzuar, kërkesat e të cilëve në janë pranuar për amnisti.