Bajram Rexhepi dhe Kreshnik Bekteshi marrin pjesë në inaugurimin e gazësjellësit TANAP

Me ftesë te presidentit te Republikës së Turqisë, sot së bashku me ministrin e ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi, dhe zv. Kryeministrin Koco Angjushev, morëm pjesë ne inaugurim e mbarimit të punimeve të gazsjellësit TANAP dhe lidhjes me gazsjellësin TAP në kufirin me Greqinë. Ky është nje lajm i mirë për të gjithë rajonin, por edhe për Maqedoninë, jo vetëm për shkaqe gjeopolitike, por edhe për stabilizimin e tregut të gazit, për diversifikimin e burimeve te furnizimit dhe gjithsesi një qasje tek nje treg me i lirë. Edhe ne takimin me ministrin e Energjetikës së republikës së Turqisë, u konfirmua angazhimi për një treg te këtillë.