Bajram Rexhepi: Familja është shtylla ku mbështesim ngrehinën e të gjitha arritjeve

Kandidati i BDI-së, në zonën e 6-të zgjedhore, Bajram Rexhepi, ka cekur se familja është shtylla ku mbështesim ngrehinën e të gjitha arritjeve, andaj, ai me tërë përkushtimin i qëndron pranë asaj, këtë e konfirmoi ai në vizitën që ia kemi bërë për të marrë mendimin e tij për familjen. Familja është vlera më e madhe njerëzore, në veçanti e rëndësishme për popullin shqiptar, aty ku ndërtohet jeta, ëndrrat dhe e ardhmja e secilit nga ne, duke marrë energji, forcë dhe inspirim, për të ecur përpara, ka theksuar Bajram Rexhepi. Ne, lindim në familje e rrethana të caktuara, rritemi dhe burrërohemi, me ndikimin e jashtëzakonshëm të familjes, duke pasur ndikim tek njëri tjetri dhe duke hapur horizonte të reja për secilin anëtar të familjes. Kështu është edhe tek ne, jemi solidar dhe japim mbështetje dhe presim mbështetje. Prandaj, të gjithë kujdesemi për secilin, duke nxitur solidaritetin dhe motivimin për të pasur sukses, në mësime, shëndet dhe horizonte të bardha në jetë, ka cekur z. Rexhepi, duke shtuar se nga familja, bota ka tjetër dimension. Këtë familje të mrekullueshme, do ta vizitojmë sërish, pas fitores, na tha mikpritësi ynë, Bajram Rexhepi, një personalitet me vlera të mëdha njerëzore, morale, familjare dhe atdhetare.