Bajram Rexhepi në Brodec: Vota juaj unike, është dëshmi e shpirtit e guximit Tuaj për Kryeministrin shqiptar

Kandidati i zonës së 6-të, nga Lista zgjedhore e BDI-së, Bajram Rexhepi ka qëndruar në Malësinë e Tetovës, në fshatin emblematik të qëndresës kombëtare, që të gjitha kohërat i nxorën heronj e të guximshëm që kurrë nuk nënshtrohen para asnjë regjimi.

Qytetarë të nderuar të Brodecit, jam i nderuar që gjendem këtu, për të kërkuar përkrahjen Tuaj për fuqizimin e BDI-së, sepse kështu fuqizohet faktori shqiptar, i cili barazinë e sheh si instrument në duar të qytetarëve për të votuar për ata që do t’i përfaqësojnë më së miri, më së denji dhe me atdhetarizëm të përhershëm, ka cekur Bajram Rexhepi.

Vota Juaj, do të jetë votë për drejtësi, votë për barazi, votë për fuqizimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet, sepse, ne nuk jemi qiraxhinj në këto anë, ne nuk jemi popull me strajcë në krah, por jemi qytetarë të këtij vendi që e kemi ndërtuar së bashku, për të gjithë, për arsimin, mirëqenien, për barazinë në nivel gjithëpërfshirës, prandaj, dilni e votoni më 15 korrik, votoni BDI-në, për platformën e saj zgjedhore, për vizionin tonë thelbësor në këto zgjedhje, për Kryeministrin e parë shqiptar.

Ai ka ftuar qytetarët, të dalin e votojnë, për veten dhe familjet e veta, perspektivën dhe të ardhmen e secilit qytetarë, në zemrën e Malësisë së Tetovës, zemrën e krenarisë tonë, Brodecin e guximit ndër shekuj. Bajram Rexhepi, po ashtu, ka përshëndetur edhe fushatën e deritashme, me kulturë dhe qetësi, duke mos fyer e sharë të tjerët.