Drejtori ekzekutiv i Resurseve kombëtare energjetike, Bajram Rexhepi, sot ka zhvilluar një diskutim me drejtues të ndërmarrjeve energjetike, ku ishin të pranishëm edhe ministrat Bekteshi dhe Nuredini si dhe ambasadorja e Mbretërisë së bashkuar, Galloway.
Diskutimi, sipas z. Rexhepi ishte i fokusuar në strategjinë e transformimit të shpejtë energjetik.
Postimi i z. Rexhepi:
Sot, së bashku me ministrin e ekonomisë z. Bekteshi, atë të ambientit z. Nuredini, ekselencen e saj ambasadoren Britanike, znj. Galloway, dhe drejtues të tjerë të ndërmarrjeve energjetike, diskutuam për strategjinë e transformimit të shpejtë energjetik.
